Alsat 2019-11-09T14:58:17+01:00
VMRO DPMNE ka përgatitur terrenin që pas zgjedhjeve të vitit 2014 të ndryshoj emrin e vendit. Këtë e ka konfirmuar ish deputetja e kësaj partie, Nola Ismajloska-Starova gjatë një interviste për emisionin 360 gradë. Ismajloska tha se para zgjedhjeve të vitit 2014 nga udhëheqësia e partisë i është shtruar pyetja, nëse zgjedhesh deputete a je e gatshme të votosh për ndryshimin e emrit.
Ka një moment tjetër që është i papranueshëm për mua. Ajo është hipokrizia e disa prej kolegëve që qëndruan pranë murrit, një pjesë e tyre ishin deputetë në vitin 2014. Kur na kërkohej të ishim kandidatë në lista duhej të pajtohesh. Pyetja që iu parashtrua një pjese të madhe ndoshta nuk ishte për disa që mund të kenë qenë në strukturat më të larta, të cilët mund të kenë marrë pjesë në biseda të tilla, ose që tashmë i ishin përgjigjur asaj pyetjeje. Por kur më thirrën më thanë që mandati i deputetit gjithashtu mund të paraqesë sfida të mëdha, siç ishte më herët votimi për rastet e Hagës dhe u tha konkretisht: a jam e gatshme të votoj për ndryshimin e emrit. Unë pranova të jem deputete e gatshme të votoj për ndryshimin e emrit’’-tha Nola Ismajloska-Starova, deputete.
Ismajloska tha se një gjë e tillë iu është kërkuar edhe deputetëve të tjerë por thotë se është e udhës ata vetë të dalin dhe ta pranojnë . Nga VMRO DPMNE nuk deshën të komentojnë deklaratat e ish deputetes së tyre, por nëpërmjet rrjetit social facebook ka reaguar deputeti i kësaj partie, Antonio Milloshoski. Ka shkruar se nga të gjithë kandidatët është kërkuar të pranojnë dy parime:
Të respektohet programi zgjedhor i VMRO-së mbi bazën e të cilit votuesit ua dhanë besimin dhe nderin të ishin deputetë të popullit. Dhe së dyti, sa i përket çështjeve kombëtare maqedonase të respektojnë vullnetin e njerëzve në një referendum të organizuar me ligj. Çdo deputet e di vetë, por votuesit e dinë më mirë se kush e justifikoi besimin e popullit, dhe kush shiti nderin dhe vullnetin e votuesve për tre copa argjendi”-ka shkruar Antonio Milloshoski-VMRO DPMNE.
Ndërkohë deputetja e VMRO DPMNE Daniella Rangellova tha se asaj nuk i është bërë kjo pyetje, pasi ka qenë pjesë e kryesisë së partisë. Por ajo ka disa vërejtje për kreun e partisë, Hristijan Mickovki meqë para ndërkombëtarëve flet ndryshe dhe ndryshe para opinionit ndryshe.
E para, një gjë flitet para bashkësisë ndërkombëtare, diçka tjetër para anëtarësisë, diçka e tretë para të papërcaktuarve. Kështu jo. Unë jam për një qasje të sinqertë“-pohoi Daniella Rangellova, deputete e VMRO DPMNE.
Ismajlovska dhe Rangellova thanë se nuk presin që të jenë në ndonjë listë të kandidatëve për deputete në zgjedhjet e ardhshme.
ALSAT
Loading…