Itali, i riu shqiptar gjendet i vdekur në pyll

Itali, i riu shqiptar gjendet i vdekur në pyll

Një djalë i ri shqiptar, rreth 30 vjeç, është gjetur i vdekur anës një autostrade në Itali, në një zonë të pyllëzuar.

Shqiptari me iniciale T.L., 30 vjeç, me banim në Seveso dhe me precedentë penal, u gjet i vdekur pasditen e së enjtes pranë një fushe në Milano-Meda, të Paderno Dugnano.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se shqiptari ka gjetur vdekjen si pasojë e një mbidoze droge ose ilaçesh, siç konstatoi ekspertiza mjeko-ligjore, e publikuar ditën e djeshme, e premte.

Kufoma e shqiptarit u gjet nga kalimtarë të rastit, të cilët lajmëruan policinë.

I ndjeri jetonte me familjen në Seveso, ndërsa rezultonte i papunë. /a.y/noa.al