Italia, vendi që ka humbur më së shumti finale në Ligën e Kampionëve

Italia, vendi që ka humbur më së shumti finale në Ligën e Kampionëve

17:10 |

Në prag të fillimit të sezonit të ri të Ligës së Kampionëve ju njoftojmë me disa statistika interesante rreth kompeticionit më prestigjioz në Evropë.

Sa i përket finaleve, Italia është vendi që ka humbur finale më së shumti në turneun më madhështorë për klube në Evropë.

Klubet e Serie A kanë humbur plot 16 të tilla, ku pothuajse gjysmën e tyre i ka humbur Juventusi (7), shkruan lajmi.net.

Ndërkohë Holanda është kampionati që ka fituar më së shumti finale në porporcion me pjesëmarrjen (6).

Ekipet holandeze kanë humbur vetëm dy finale. /Lajmi.net/ 

autor: Lajmi.net

17:13 |

TAGS