Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov ka dërguar një letër deri tek Kuvendi i Maqedonisë në të cilën e njofton se: “në bazë të nenit 90 paragrafi 1 nga Kushtetuta e Maqedonisë dhe propozimi i koalicionit të LSDM e përcakton kryesuesin e LSDM-së dhe deputet në Kuvendin, Zoran Zaev për mandatar për formimin e Qeverisë së Maqedonisë”.
Zaev si mandatar i ardhshëm ka afat prej 20 ditë për formimin e Qeverisë së re, e më pas ka obligim të njoftoj presidentin e Kuvendit se ka propozim për formimin e Qeverisë, ndërsa më pas kryetari thërret seancë në të cilën, duhet 61 vota në Kuvend për të votuar Qeverinë e re.