Ivanov lëshon vendin, Zaev pret mandatin

Të enjten më 19 maj skandon afati kushtetues i presidentit Gjorgje Ivanov për dorëzimin e mandatit shumicë së re parlamentare dhe liderit të LSDM-së Zoran Zaev,

Sipas burimeve të TV24, presidenti i vendit nuk do ta presë të enjten në Republikën e Maqedonisë. Ai do të niset për një udhëtim zyrtarë.

Ndërkohë, kryeparlamentari i ri, Talat Xhaferi mbrëmë në një intervistë televizive deklaroi se, bazuar në afatet kushtetuese ai është i obliguar që ta respektojë vullnetin e shumicës së deputetëve në Parlamentin e Maqedonisë.

Sipas tij, qeveria do të formohet edhe pa mandatin e presidentit. Nëpër rrjetet sociale është paralajmëruar reagim i ashpër nëse formohet qeveria, madje edhe oninionistët e kanë pohuar këtë skenar./Almakos.com