Ivanov sot do t`i pranoj ambasadorët Xhes Bejli dhe Aivo Orav?

Ambasadorët e SHBA-ve dhe të BE-së, Xhes Bejli dhe Aivo Orav, sipas të dhënave jo zyrtare sot në mesditë pritet që të takohen me presidentin e shtetit, Gjorgje Ivanov, në lidhje me vendimin e tij për faljen e personave që kanë të bëjnë me krimet nga bisedat e përgjuara.

Jo zyrtarisht, ambasadorët kanë kërkuar takim me Ivanovin qysh pardje kur vendimi u bë publik, por ai nuk i pranoi.

Edhe sot në mëngjes nga kabineti i Ivanovit nuk dhanë vërtetim për takimin e sotëm.

Thuan se janë duke kontrolluar nëse në agjendën e kryetarit ka një ngjarje të tillë, dhe kur do ta kuptojnë do ta informojnë opinionin.