Ivanov takon Bejlin dhe Oravin

Kryetari i shtetit Gjorge Ivanov, sot rreth orës 12, do t’i pranojë në takim ambasadorin e SHBA-së Xhes Bejli dhe euroambasadorin Aivo Orav, mëson “Meta”, nga burime dplomatike.

Që nga miratimi i vendimit të presidentit Ivanov për faljen e gjithë politikanëve, ambasadorët kërkojnë takim me të, që të bisedojnë në lidhje me vendimin në fjalë.

Ivanov dy dytë nuk u është përgjigjur kërkesës së ambasadorëve, por nuk u është përgjigjur edhe kërkesave të faktorit ndërkombëtarë për të sqaruar vendimin e tij, me të cilin njëkohëisht shkelet Marrëveshja e Përzhinos.