25 Dhjetor 2018 / 11:45
Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka dërguar mesazh urimi për të gjithë besimtarët e krishterë që festojnë Krishtlindjet sipas kalendarit gregorian.
Lindja e Krishtit – Krishtlindja si një nga ditët më të ndritura dhe më të lartësuara në krishterim simbolizon jetën e re që nënkupton një fillim të ri dhe një shpresë të re. Në këtë ditë të rëndësishme, kemi mundësinë të kujtojmë vlerat themelore të njeriut, të jemi besimtarë të denjë dhe njerëz të ndershëm, të jetojmë në harmoni dhe të përhapim gëzim, dashuri dhe mirësi. Le të bëjmë gjithçka që në këto festa dallimet të na afrojnë ndërsa vlerat që na bashkojnë le të bëhen fuqia që ne të lëvizim dhe punojmë. Në frymën e traditës shekullore, ju uroj që të kaloni ditët tuaja festive në një atmosferë të këndshme, në rrethin e të dashurit të mbushur me dashuri dhe ngrohtësi. Le të ju ndjekë mendim i mirë, shpirti i Krishtlindes dhe shpirti njerëzor”- thuhet në letrën Presidentit Ivanov.
ALSAT
Loading…