Ivanovi ua tërheq vërejtjen ndërkombëtarëve: Të keni kujdes me deklaratat e juaja!

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, në një konferencë për shtyp që u transmetua drejtpërdrejt në edicionin e lajmeve të Televizionit SHENJA, tha se ende qëndron në vendimin e tij, dhe është i bindur se është një vendim në interes të shtetit. Ai edhe një herë përi thirrje që cilido qoftë që vlerëson se i është shkaktuar padrejtësi, mund t’i drejtohen atij, për çka Presidenti do të angazhojë ekipe ekspertësh.

Ivanov kërkoi nga përfaqësuesit ndërkombëtar, si dhe partitë politike, që të përmbushin të gjitha obligimet që burojnë nga Marrëveshja e Përzhinos. Ai më tej, kërkoi nga përfaqësuesit ndërkombëtar që të jenë më të kujdesshëm dhe më të përgjegjshëm në kryerjen e funksioneve të tyre, pasi siç u shpreh ai, mund të jenë të keqkuptuar. /SHENJA/