Alsat 2019-11-15T23:10:27+01:00
Biljana Ivanovska, Kryetarja e Komisionit për Parandalim e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave, e ftuar në emisionin “360 Gradë” në Alsat tha se nuk ka arsye për të ndjekur çështjet kundër Zëvendëskryeministrit Koço Angjushev dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski për procedurat e koncesionit për ndërtimin e hidrocentraleve të vegjël.
Është shkuar hap pas hapi, pra që nga shpallja e konkursit nga Qeveria, pastaj paraqitjes dhe konkurrimit të kompanive të tyre, pra jemi kujdesur maksimalisht për gjithë procedurën. Është elaboruar nga anëtarët tonë i kanë punuar këto lëndë dhe ne nuk mundemi të sajojmë diçka sepse edhe puna jonë është nën mbikëqyrjen e opinionit. Nesër cilido qoftë mund të kërkojë të ketë qasje në punën dhe lëndët tona dhe të sheh në bazë të çka ne i miratojmë vendimet. Ne nuk mund të sajojmë se ata kanë kryer, të themi, ja, Kristijan Mickovski si këshilltarë ka pasur ndikim për t’i fituar koncesionet. Saktë konfirmuam prej kur deri kur ka qenë konkursi, kur është bërë ai këshilltarë, kur drejtor në ELEM e kështu me radhë. Pra në mënyrë precizë si një lloj datotekë dhe konstatuam se këtu nuk ka kurrfarë shkelje- tha Ivanovska.
Loading…