Ish-deputeti, Izet Zeqiri theksoi se partitë politike shqiptare duhet të hartojnë jo vetëm programet politike por ato duhet kenë plan strategjik, që është një mjet menaxhimi për ta parë të ardhmen, mundësitë, apo sfidat për të fituar pozicionin.
“Partitë politike shqiptare konkurrues në garën politike me partitë maqedonase duhet të ofrojnë zgjidhje të problemeve, jo të akuzohen mes veti. Në kohën e ndryshimeve turbulente të mjedisit nuk është lehtë të ndiqen ndryshimet dhe të identifikohen pyetjet e rëndësishme strategjike që janë me rëndësi për suksesin e partive politike dhe realizimin e interesave të qytetarëve. Mos pasje e plani strategjikë partitë politike shqiptare shpesh reagohet ex post. Prandaj, është e rëndësishme për partitë politike shqiptare të reagojë në mënyrë të planifikuar në bazë të situatës së diagnostifikuar dhe vlerësimit të mënyrave alternative të reagimit në situatë të caktuar”, deklaroi Zeqiri.