Zoi Uilljams
Mendimi i fundit i qeverisë ka për qëllim të shtyjë brezat kundër njëri-tjetrit, për të shpërqendruar nga dështimet e saj të politikës së Covid-19
“Opsioni bërthamor” është një frazë jo adekuate për t’u përdorur në lidhje me transmetimin e virusit, kështu që është për çudi të zbulosh se opsioni në vetvete është mjaft jo adekuat. Siç është raportuar në “Sunday Times”, qeveria ka diskutuar kërkesën e njerëzve mbi 50 vjeç të qëndrojnë në shtëpi, si pjesë e një tërësie masash për të parandaluar një tjetër izolim të plotë.
Mos u frikësoni: nuk do të jenë të gjithë mbi 50-tat, vetëm ata me bashkë-sëmundje akoma të pa emëruara. Fanatikët e fitnesit në të 50-tat e tyre po bëjnë namin në mediat sociale, duke u ankuar se ata vetëm se janë shumë më të shëndetshëm sesa fqinjët e tyre tridhjetë e disa vjeçar të cilët pinë pa kontroll. Mund të shpresosh që zemërimi të vazhdojë e të mos ndalet (ata janë tri atletë të shkëlqyeshëm, mbi 50-vjeçarët), shumë kohë pasi skema e vërtetë të jetë braktisur. Dhe nuk është e mundur ideja të bëjë kalimin nga thashethemet në fakte.
Si fillim, kjo tregon kuptimin e dobët ndaj përbërjes së familjes: shumë njerëz në të 50-tat kanë akoma adoleshentë dhe të rritur të rinj të cilët jetojnë në shtëpi. Fëmijët e tyre, përveç nëse plani është që ata gjithashtu të mbrohen, duhet të kthehen në shkollë ose universitet, për të mos përmendur rinisjen e ekonomisë me jetën e tyre sociale, gjë që do të mohonte plotësisht mbrojtjen shtesë që japin prindërit e tyre duke mbetur në shtëpi. Para krizës, një në pesë njerëz të moshës midis 50 dhe 64 vjeç ishte kujdestar për një të afërm të moshuar; kjo përqindje është rritur me siguri, tani që edhe të moshuarit të cilët nuk ishin më parë në shtëpi konsiderohen rrezik shumë i lartë për të dalë jashtë.
Është e pakuptimtë se kush në këtë plan bërthamor, do të ngelej të bëjë pazarin dhe të kujdesej si për të moshuarit ashtu edhe për moshat e mesme. Druhem të mendoj se sa e madhe fjala “Ocado”duket në një re fjalësh të këtyre takimeve për ide të reja.
Së dyti, me sa duket nuk ka pasur ndonjë konsideratë të efektit nxitës ekonomik: të mos flasim për një skemë të përshtatur lejimi mjekësor, s’kemi asnjë tregues se kush do të jetë në gjendje të përballoj të “hajë në restorante për të ndihmuar”, pasi të gjithë 50-vjecarët të jenë jashtë fotografisë.
Së fundmi, ndikimi i mundshëm është i madh: tashmë 2.2 milion njerëz kanë kaluar pranverën dhe fillimin e verës “duke u mbrojtur” në izolim të detyruar, me një kosto të madhe për lumturinë e tyre (“mirëqenia” është fjala që përdoret më shpesh, gjë që tingëllon më shumë serioze; unë absolutisht insistoj që “lumturia” t’i kthehet diskutimit). Është e pamundur të vlerësohet se sa të tjerë do të preken nga karantina e mbi 50-vjeçarëve pasi detajet janë kaq të luhatura, por me siguri mund të themi “tepër”.
Në të vërtetë unë dyshoj se kjo ishte sadopak një ide e vërtetë dhe se teoria e maces së ngordhur tashmë është goxha e përhapur, njerëzit të cilët spekulojnë se partia Konservatore e publikoi këtë temë ekstreme në mënyrë që të shpërqendronte vëmendjen tonë nga ngjarje të tjera më të turpshme siç janë akuzat e dhunimi dhe sulmi seksual kundër një prej deputetëve të tyre. Sidoqoftë, “macja e ngordhur” po bëhet një koncept i përgjithësuar dhe i pamjaftueshëm kur bëhet fjalë për të analizuar veprimet e një qeverie, paaftësia e së cilës shpesh dallohet nga dëmtimi i qëllimshëm, injoranca e të cilës është e pamundur të dallohet nga e pavërteta.
Nuk është e mjaftueshme të thuash “ky është një shpërqendrim” dhe thjesht është shumë lehtë të mendosh për përhapjen e titujve të pafat nga të cilët ata duan të na hutojnë. Kur Konservatorët i hedhin këto bomba në bisedën publike, ajo është me një qëllim: sa më qesharake ideja në letër, aq më shumë ka të ngjarë se efekti i saj diskursiv është planifikuar mjaft me kujdes. Për t’u rikthyer te macja e ngordhur, disa cofëtina nga familja e maces gjenden aty për të kundërmuar dhe disa bartin kolerë dhe mund të na sjellë dobi për të bërë dallimin.
Tashmë vetëm se ekzistonte një përzierje, jo aq shumë e brezave kundër njëri-tjetrit, por pa dyshim e sakrificave të nevojshme për njëri-tjetrin në luftën kundër virusit korona. Shkalla e vdekshmërisë së saj është dukshëm e ulët tek të rinjtë dhe megjithatë kjo është gjenerata e cila ndjen më shumë kufizime në ndërprerjen e jetës së tyre, arsimimit e perspektivave të tyre të punësimit. Njerëzit përgjithësisht u përballën me egërsinë e këtij çekuilibri për arsyen e thjeshtë se askush nuk vepron vetëm brenda gjeneratës së tyre; është në natyrën e intimitetit njerëzor që një pjesë e madhe e njerëzve për të cilët ne interesohemi janë shumë më të moshuar ose më të rinj se ne.
Kryesisht, ne kemi ruajtur paqen duke shmangur pozicionet absolute dhe rrallëherë duke folur për kompromiset ose ku mund të çojnë ato. Shumë pak njerëz përveç në të djathtën ekstreme, pyesin me përpikëri se sa është rinia e arsyeshme të mbahet në pritje; ne paraprakisht i besojmë të ardhmes, vaksinave, fatit dhe qeverisjes së mirë dhe radhisim çështjet rreth asaj se jeta e kujt ka përparësi. Është një paqe e brishtë dhe kur të zbërthehet, kur media fillon të fajësojë të rinjtë për protesta, tërbimet, shkuarjet në plazh dhe kur fillojmë ta perceptojmë egoizmin në gjeneratat e tjera si nxitësi i vështirësive tona, sjellja dhe vendimet bazuar në altruizëm bëhen gjithnjë e më pak të mundshme.
Është e vështirë të vërehet se si kufizimi në shkallë të gjerë i cilin mund të na duhet përsëri mund të shfaq urrejtje të ndërsjellët. Sidoqoftë është shumë më e lehtë të jesh një qeveri e dështuar në ato kushte, kur indinjata e secilit drejtohet në këto drejtime amorfe demografike. Dhe është e vështirë të krijosh një luftë të përgjakshme mes brezave, nëse njerëzit e moshës mesatare mbeten neutrale në të, duke u shqetësuar si për të rinjtë ashtu edhe për të moshuarit.
Me fjalë të tjera mbi 50-vjeçarët janë duke i lënduar qëllimisht. Mosmarrëveshja është strategjike dhe ato nuk duhet të bien në grackë. Megjithëse është e lehtë për mua të flas. Unë jam vetëm 46 vjeçe.
Zoi Uilljams është gazetare për “Guardian-in”
The Guardian, 03.08.2020
Përktheu dhe përshtati: Tasim Ameti
Antiteza.org/15.08.2020