Gjendja e përkeqësuar ekonomike, sociale dhe shëndetësore janë disa nga dëmet që ka shkaktuar Covid-19 dhe parakushtet për paraqitje të dhunës në familje dhe ndaj fëmijëve. Ambasada e parë për fëmijë Megjashi thotë se në periudhën e ardhshme është e mundur të ketë rritje të numrit të rasteve të fëmijëve të dhunuar.
“Për shkak të gjendjes së tanishme me Covid-19 ne të gjithë jemi të vendosur në kushte të veçanta dhe jemi të kufizuar në shumë aspekte. Ashtu që familja përveç izolimit gjithashtu është e ngarkuar edhe me gjëra të tjera me gjendje ekonomike, sociale, shëndetësore dhe nuk mund t’i kënaqë nevojat e zakonshme prandaj ekzistojnë parakushte që të ketë arsye për rritje të dhunës në familje”, tha Jordanka Çerepnallkova-Trajkovska, Megjashi.
Mirëpo nga Megjashi thonë se për fat të mirë deri tek ata është regjistruar vetëm një telefonatë për dhunë ndaj fëmijëve.
“Në telefon kemi pasur vetëm një paraqitje të tillë për dhunë në familje dhe në të vepruam siç zakonisht bëjmë. Njëherë pyesim nëse janë të informuar policia dhe Qendra për punë sociale dhe pastaj menjëherë informuam Qendrën për punë sociale me të dhënat që poseduam. Kemi marrë informacionin se mbi rastin menjëherë është proceduar. Që është mirë të dihet se edhe në këto gjendje krize, ekzistojnë grupe që kujdesen për ngjarjet e padëshiruara”, tha Jordanka Çerepnallkova-Trajkovska, Megjashi.
Nga Megjashi thonë se në këto raste janë të mundshme edhe shumë raste të dhunës psiqike. Megjashi për këtë periudhë ka hapur një grup në Facebook, Zaedno doma/Bashkë në shtëpi nga ku duan të inkurajojnë familjet që kohën që kalojnë në shtëpi ta bëjnë atë më cilësore. Gjithashtu nga Megjashi informojnë se ekziston linja SOS dhe inkurajojnë të gjithë fëmijët dhe të rinjtë që të paraqiten nëse janë viktima të dhunës.