Ja ç’ka mbetur nga ‘Notre Dame’, burri i aktores: E rindërtoj unë

Ja ç’ka mbetur nga ‘Notre Dame’, burri i aktores: E rindërtoj unë

Zjarri që përfshiu katedralen ‘Notre Dame’ në Paris shkaktoi dhimbje te miliona njerëz në mbarë botën. Edhe në rrjetet sociale në Shqipëri, ‘Notre Dame’ ishte fjala e ditës. Pas disa orësh luftë me zjarrin, struktura kryesore e godinës është ruajtur.
Qindra zjarrfikës heroikë u ballafaquan me zjarrin gjatë natës, për të ndalur shkatërrimin e plotë të monumentit.

Ndërkohë, ekipet garuan për të rimarrë thesaret që mund të kishin mbetur nga kryevepra 850 vjeçare gotike, të cilat kanë rëndësi të madhe fetare dhe ndërkombëtare.

Zjarri, i cili shpërtheu pasi turmat e fundit të turistëve përfunduan vizitat në orën 7 pasdite lokale, u shpall përfundimisht ‘plotësisht nën kontroll’ gati nëntë orë më vonë. Megjithatë, pritet të zgjasë disa ditë procesi për të shuar plotësisht të gjitha pikat e mbetura të zjarrit.

Vëmendja po fillon të kthehet në atë që se çfarë mund të ketë shkaktuar fatkeqësinë. Zyra e prokurorëve të Parisit tha se policia do të kryejë një hetim për ‘shkatërrimin e pavullnetshëm të shkaktuar nga zjarri’, duke treguar se autoritetet aktualisht po e trajtojnë flakën si një aksident tragjik dhe jo zjarrvënie apo terrorizëm.

Presidenti francez, Emmanuel Macron u angazhua për rindërtimin e godinës historike. Por edhe bashkëshorti i aktores Salma Hayek tha se ai është gati për të marrë përsipër rindërtimin e ‘Notre Dame’. Miliarderi Francois-Henri Pinault tha se do të japë 100 milionë euro për rindërtimin.

Pinault, i martuar me Hayek që në vitin 2009, është shef i kompanisë Kering, që ka në pronësi marka të njohura si Gucci dhe Yves Saint Laurent.