Ja ç’ndodh vërtet në vizitën e parë te gjinekologu

Ja ç’ndodh vërtet në vizitën e parë te gjinekologu

Është një takim që i ndodh të gjithë atyre që kanë një vaginë. Herët apo vonë. Nuk ka një moshë të duhur, ndonëse pjesa më e madhe e vajzave duhet të fillojë të shkojë rreth 12- 13 vjeç, ose pak para se të na nisë cikli menstrual ose infeksionet e para vaginale: amenorrea, ipermenorrea, kandida ose sekrecione të bardha me aromë të keqe. Shumë të tjera shkojnë te gjinekologu, kur humbin virgjërinë dhe zbulojnë që kanë një vaginë.

Kolegji amerikan i Obstetrikëve dhe Gjinekologëve, këshillon që vajzat të kenë takimin e parë të gjinekologu midis moshës 13-15 vjeçare, të paktën një herë në vit. Meqë sot ende edukimi seksual nuk është pjesë e rëndësishme e shkollimit tradicional, gjinekologu ngelet burimi i vetëm i sigurt i informacionit, rreth aktit seksual. Mikeshat nuk vlejnë.

Tre fazat e vizitës

Kjo është pjesa më e sikletshme, kur mjeku të thotë të zhvishesh dhe të ulesh te krevati. Ndoshta shumë prej jush kanë parë nëpër filma, që aty futet shikimi i mjekut apo një pajisje metalike e tmerrshme. Prandaj keni turp, siklet, ndiheni si të dhunuara e kështu me radhë. Është thjesht një vizitë mjekësore, dhe vagjina juaj është si çdo organ tjetër, dora, gjuri, veshi apo syri. Nuk ka arsye për të pasur frikë.

Faza 1

Vizita standarde, ajo e bërë me speculum e cila përbëhet nga tre pjesë. Pjesa e parë është vizita e vulvës, pjesës së jashtme e organit femëror, pra buzët, klitorisi dhe hyrja e vagjinës.

Faza 2

Kjo fazë përfshin vizitën vaginale ose të qafës së mitrës, pra kur gjinekologu të bën të ulesh, të vendosësh këmbët në ato dy pajisje anësore, për të vendosur më pas speculumin – një pincë e madhe metalike me bordurë të rrumbullakosur- që shërben për të hapur hyrjen e vagjinës dhe për të bërë vizitën. Në këtë pikë, por jo gjithmonë, doktori vendos një tampon ose një furçë për të marrë dëshmi nga mukusi i qafës së mitrës, sekrecionet vagjinale ose kampione të vogla qelizash (ose paptest)

Faza 3

Faza e tretë është vizita me dorë për të studiuar organet riprodhuese. Me një dorë në pjesën e poshtme të barkut, gjinekologu penetron me dy gishtat të dorës tjetër, të veshura me dorezë dhe të lubrifikuara, për t’u siguruar për mirëqenien e mitrës dhe vezoreve. Ekografia pastaj është një vizitë shumë më e detajuar e cila kërkon dhe një takim.

TAGS