Ja kur do të largohet Alaba nga Bayern

Ja kur do të largohet Alaba nga Bayern
23:34 | 17 Gusht 2019

David Alaba pranon se ai është ende i hapur për “sfida të reja”, ndërsa mund të largohet nga Bayern Munich në verën e vitit 2020.

Ndërsa gjërat qëndrojnë kështu, austriaki ka kontratë valide me klubin gjerman deri në vitin 2021.

As klubi e as lojtari nuk dëshirojnë që kjo marrëveshje të zbatohet dhe ai të largohet si i lirë, transmeton lajmi.net.

Ai i tha Agjencisë së Shtypit Austriak kur u pyet për të ardhmen e tij, me spekulimet që më parë e kishin lidhur atë me gjigantët spanjoll Barcelona dhe Real Madrid: “Fokusi im është te Bayern”.

“Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë vitin e ardhshëm, por gjithmonë kam theksuar se jam një lojtar që kërkoj sfida të reja – pavarësisht nëse kjo do të jetë në Bayern apo diku tjetër, nuk mund ta them”.

Nëse Alaba do mbetet me Bayernin deri në fund të këtij sezoni do mbetet të shihet. /Lajmi.net/ 

TAGS