Ja kur do të vendos Alexis Sanchez për të ardhmen e tij

Ja kur do të vendos Alexis Sanchez për të ardhmen e tij

Ylli i Manchester United, Alexis Sanchez, nuk dihet nëse do të vazhdojë karrierën e tij tek skuadra nga ‘Old Trafford’.

Kiliani nuk ka arritur asnjëherë të gjej formën e tij më të lartë që kur kaloi nga Arsenal tek United.

Fillimisht, kritikat e mëdha shkonin për Jose Mourinhon, pasi besohej se taktikat e lojës së tij nuk përputheshin me yllin kilian.

Por, situata nuk ka ndryshuar aspak edhe pas shkarkimit të portugezit dhe ardhjes së Ole Gunnar Solskjaer në stolin e ‘djajve të kuq’.

Forma e dobët e Alexis ka bërë që lojtari të mos jetë në formacionin e norvegjezit në shumicën e rasteve.

Sipas raportimeve të ‘Daily Star’, Sanchez ka shtyrë vendimin e tij mbi të ardhmen tek United, të paktën deri në përfundimin e Kupës së Amerikës, transmeton lajmi.net.

Kiliani do të jetë bartës i lojës së kombëtares së tij, në rrugëtimin e tyre për të mbrojtur titullin që kishin fituar në 2016. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS