Ja pse shtoni në peshë gjatë verës

Ja pse shtoni në peshë gjatë verës

Mos vallë ju zhduket gjithë tonifikimi dhe muskujt që keni me kalimin e muajve të verës? Mos vallë një ditë e gjeni veten të mbushur me birrë, brumëra dhe dhjam sedentar? Shtimin në peshë e hasim më së shumti gjatë dimrit, por është më i shpeshtë nga ç’mendojmë gjatë verës. Porsi shiu në plazh, ndodh pa e kuptuar.

Dy studime të kohëve të fundit zbuluan se fëmijët humbasin peshë gjatë vitit shkollor dhe shtojnë gjatë verës falë konsumit të pijeve me sheqer dhe mungesës së strukturës në vakte, aktivitete dhe gjumë. Variabla të ngjashme mund të shkaktojnë shtim në peshë te të rriturit gjatë verës. Njerëzit flenë më pak gjatë verës, si pasojë e ekspozimit ndaj dritës dhe vapës që s’i lejon të flenë rehat. Mungesa e gjumit nxit prodhimin e kortizolit, një hormoni që rrit nepsin për sheqer, shkakton enjtje dhe shtim në peshë. Për më tepër, shumë prej nesh mbajnë dieta për t’u përgatitur për verën, gjë që thjesht përkeqëson gjendjen.

Kur njerëzit përpiqen të bien në peshë një muaj para se të nisen me pushime, në vend të dobësimit gradual përgjatë vitit, metabolizmi dëmtohet në një sërë mënyrash. Deprivimi nga kaloritë ngadalëson termogjenezën, sasinë e energjisë që trupi përdor për të tretur ushqimin dhe thekson gjendjen e lodhjes, që si rrjedhim, pakëson aktivitetin fizik.

Dieta ekstreme dobësojnë muskujt, që do të thotë se digjen më pak kalori gjatë aktivitetit fizik dhe gjatë pushimit. Gjithashtu, kur trupit i limitohen ushqimet, thellohen problemet me gjumin, që janë vrastare për metabolizmin e njeriut.

TAGS