Ja pse unaza e martesës vendoset në dorën e majtë

Ja pse unaza e martesës vendoset në dorën e majtë
Tash esht Koha

Në pjesën më të madhe të botës, unaza e martesës mbahet në gishtin e katërt të dorës së majtë.

Por a e keni pyetur ndonjëherë veten përse? Apo nga ka ardhur kjo traditë?

Në fakt gjithçka nisi përpara se mjekësia shkencore të zbulonte sesi funksionon sistemi i qarkullimit të gja.kut.

Në shekullin e 16, njerëzit besonin se një enë gjaku në gishtin e katërt të dorës së majtë shkonte drejtpërdrejt në zemër.

Për shkak të dorës së majtë dhe lidhjes me zemrën, iu vendos emri përshkrues “vena amoris”, që nga latinishtja përkthehet vena e dashurisë.

Bazuar në këtë emër, “ekspertët” e fushës se martesës thanë se do të ishte kuptimplotë që unaza e martesës të mbahej pikërisht në këtë gisht.

Për një çift të martuar, padyshim që kjo është një formë sublime e shprehjes së dashurisë për njëri – tjetrin.

Megjithatë, ky nuk është rasti për shumë vende dhe kultura të tjera, pasi nuk janë pak ata që zgjedhin ta mbajnë unazën në gishtin e katërt të dorës së djathtë.

Ja disa arsye:

Liria e zgjedhjes

Nuk ekziston një ligj që thotë se duhet me patjetër ta mbani unazën e martesës në gishtin e majtë.

Nëse preferoni ta mbani në dorën e djathtë është e drejta juaj.

Kultura të ndryshme, tradita të ndryshme

Sipas portalit “Wedding Details”, shumë njerëz në Europën qendrore dhe veriore e mbajnë unazën në gishtin e djathtë.

Austria, Danimarka, Polonia dhe Gjermania janë disa prej këtyre vendeve.

Në Gjermani, çiftet vendosin unazë floriri në gishtin e dorës së majtë përpara martesës.

Pasi martohen e zhvendosin atë në dorën e djathtë, si simbol i unitetit.

Arsye shëndetësore

Artriti reumatoid apo sëmundje të tjera të ngjashme mund të shkatojnë enjtje të gishtave dhe kjo e bën të vështirë ta vendosësh apo heqësh unazën.

Për të evituar dhimbje apo probleme të tjera unaza vendoset në dorën e djathtë.

Mëngjerashët

Mbajtja e unazës në gishtin e dorës së djathtë mund të thotë thjeshtë që një person është mëngjerash.

Tash esht Koha
TAGS