Ja rezultatet e gjashtë skuadrave shqiptare të Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut!

Ja rezultatet e gjashtë skuadrave shqiptare të Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut!

Skuadra shqiptare Gostivari nuk arriti të fitojë në vatër të tyre, duke barazuar (1:1) me skuadrën tjetër shqiptare Veleshta, në takimin e javës së 4-të të Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut – grupi i Perëndimit.

Altin Loga me një gol nga penalltia në minutën e 37-të solli në avantazh mysafirët nga Veleshta, por Gostivari arriti të merr një pikë me golin e Xhemail Esatit në minutën e 70-të.

Egzon Aziri me golin që realizoi në minutën e 16-të solli një fitore 0:1 për skuadrën shqiptare Vardari nga Forino kundër Korabit.

Tabela

Me golin e Murat Adilit, Vëllazërimi triumfoi si mysafirë me 1:0 kundër Kadinos.

Një gol ishte i mjaftueshëm për Skopjen për të triumfuar në udhëtim kundër Ohrit, duke iu falënderuar golit të Izet Ajrullahut në minutën e 37-të. Nesër në orën 15.30 Drita do të luajë si mysafirë i Teteksit nga Tetova.

Rezultatet 
Kadino-Vëllazërimi 0:1
Ohri-Skopje 0:1
Gostivar – Veleshta 1:1
Korabi – Vardari Forino 0:1
Teteksi – Drita (nesër, 15:30)