Ja sa kushton Porta triumfale që është në "shënjestër" të protestuesve

“Porta Maqedonia” e cila këtyre dy ditëve është në “shënjestër” të një pjese të protestuesve të cilët kërkojnë dorëheqjen e presidentit Gjorge Ivanov si dhe tërheqjen e vendimit për falje të politikanëve, sipas hulumtimit të BIRN, kushton 6.2 milion euro. Porta është e lartë 21 metra. Nga jashtë ka relief në hapësirë prej 193 metra katror të cilët paraqesin ngjarje të ndryshme dhe shënime nga historia dhe kultura e Maqedonisë, ndërsa në brendësi ka hapësirë për galeri në dy nivele dhe shitore për suvenire.

Në pjesën e lartë të Portës ka platform për vëzhgim.