Ja se si Samsung ka planifikuar të riparojë problemin e Galaxy Fold

Ja se si Samsung ka planifikuar të riparojë problemin e Galaxy Fold

Kur Samsung tha se ishte duke shtyrë datën e debutimit të Galaxy Fold për të adresuar një problem dizajni, nuk tha sesi do ta adresojë këtë problem.

Por nga dita e sotme kemi një ide të qartë sesi do të veprojë. Agjencia e lajmeve Yonhap pretendon se Samsung do të vendosë shtresën mbrojtëse të ekrani në trupin e smartfonit duke ndaluar heqjen e tij.

Analistët teknologjikë kanë hequr këtë shtresë mbrojtëse prej plastike duke menduar se është një mbrojtës fabrike i xhamit. Por në të vërtetë ishte vendosur nga Samsung për të qëndruar aty dhe mbrojtur telefonin nga hapësira në krye dhe fund të boshtit të palosjes.

Ai parandalonte hyrjen e papastërtive në këtë mekanizëm. Firma është duke testuar Galaxy Fold në rrjetet Koreane dhe sipas Yonhap telefoni do të debutojë në Qershor.

Nuk dihet nëse këto modifikime do të mjaftojnë për të eliminuar problemet e përdoruesve të përditshëm të Galaxy Fold.

TAGS