Ja si duket Galaxy Note10 në rozë

Ja si duket Galaxy Note10 në rozë

Kur bëhet fjalë për Samsung Galaxy Note10 të ardhshëm dhe Note10+, ka më shumë gjëra që nuk dijmë. 

Kohët e fundit kemi parë se cili mund të jetë dizajni zyrtar i versionit Note10+ 5G që u shfaq në një material promovues nga Verizon, dhe sot po shqyrtojmë më nga afër atë që duket se është versioni rozë i telefonit.

Nuk dihet nëse versioni rozë do të jetë opsioni i katërt dhe i fundit sa i përket ngjyrave, përveç modeleve të argjendit, të bardhës dhe të zezës që sapo kemi parë që kanë rrjedhur.

Raporti përmend se varianti rozë do të kufizohet në rajone dhe tregje të caktuara.

Versionet blu dhe jeshile fliten poashtu, por ashtu si në rastin e modelit rozë, është e paqartë nëse Samsung do t’i bëjë ato në dispozicion globalisht, apo do t’i kufizojë modelet në tregje specifike.

Galaxy Note10, Note10 + dhe varianti 5G i telefonit do të lansohen në më pak se dy javë, më 7 gusht.

TAGS