Ja si e arsyeton Favre humbjen turpëruese ndaj Bayern Munich

Ja si e arsyeton Favre humbjen turpëruese ndaj Bayern Munich

Borussia Dortmund ka pësuar një humbje të thellë mbrëmë në përballjen me Bayern Munich, duke u mposhtur me rezultatin 5:0.

‘Allianz Arena’ u kthye në ‘ferr’ për lojtarët e Lucien Favre, të cilët në njëfarë forme treguan se nuk kanë kapacitet të përballen me bavarezët në garën për titullin e Bundesligës.

Pas ndeshjes, trajneri i skuadrës ‘verdh e zi’ ka dhënë një arsye interesante për humbjen e skuadrës së tij, duke thënë se titulli i dekoncentroi ata.

“Rezultati 5:0 është i vështirë për tu kuptuar, por ishte i merituar. Urimet e mia për kolegët” ka thënë Favre, transmeton lajmi.net.

“Mund të shihet se ky do të jetë një mësim i mirë për ne. Ne kishim shansin të shënonim të parët, gjë që do të ndryshonte gjithçka” ka thënë tutje ai.

“Ne duhet të koncentrohemi më shumë në lojë. Problemi ishte se koncentrimi ynë ishte tek titulli i kampionit” ka shtuar ndër të tjerash trajneri.

Borussia Dortmund tashmë e gjen vetën një pikë pas skuadrës së Bayern, të cilët mbrëmë morën lidershipin e tabelës. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS