Ja si ndikon dimri në shëndetin tonë

Ja si ndikon dimri në shëndetin tonë

Kur flasim për stinën e dimrit, ka persona që e pëlqejnë të ftohtit por ka edhe të tjerë që nuk e preferojnë aspak. Përtej preferencave të njerëzve, dimri njihet si sezona e viruseve dhe gripeve. Temperaturat e ftohta kanë një ndikim të lartë në funksionimin e  organizmit.

Ekspertët kanë bërë lidhjen në mes të temperaturave të ftohta dhe disa funksioneve të trupit.

I ftohti dhe truri– nëse e keni pyetur veten sa a I bënë mirë I ftohti trurit tuaj, përgjigja është po. Ekspertët thonë se truri funksionon më mirë dhe më shpejt gjatë dimrit. Kështu që shetitjet e herë pas hershme në ambiente te ftohta do t’iu ndihmojnë në rifreskimin e trurit.

Kaloritë– gjatë periudhës së dimrit, organizmi harxhon më shumë energji, duke djegur kështu edhe më shumë kalori. Për këtë arsye thuhet se gjatë dimrit ju humbni peshë më lehtë.

Alergjitë– nëse keni alergji, gjatë dimrit nuk keni arsye të shqetësoheni për to. Polenet, lulet apo pemët nuk janë prezente, prandaj ju mund të dilni të shëtisni kudo pa pasur frikë se do të sëmureni nga alergjitë.

Inflamacioni– inflamacionet e kyçeve, duarve apo këmbëve, gjatë dimrit shfaqen më rrallë. Kjo sepse temperaturat e ulëta e ndihmojnë organimin t’i qetësojë zonat ku zhvillohet inflamacioni.

Gjumi– temperaturat e ftohta ndikojnë edhe për një gjumë më të mirë.

Lëkura– moti I ftohtë i bën mirë edhe lëkurës. Kjo sepse, ngushtohen enët e gjakut që gjendet në sipërfaqen e lëkurës dhe funksionojnë si një tonik natyral. /agroweb/ Express

TAGS