“Rasti i Jahi Jahiut nuk është rasti i parë, e me siguri nuk do të jetë as rasti i fundit që tregon se Klani i Zajazit kumanovarët dhe likovasit i përdor si mish për top. Çdo her kur janë në zor, topin e hedhin në Kumanovë e Likovë. Herë me incidente, herë me arrestime, herë me vrasje, herë me luftëra të përgjakshme. Nuk kursehen aspak, sepse ka mjaft djem Kumanova e Likova për raste të montuara. Viktima nuk mund të gjejnë as në Shkup, as në Tetovë, as në Gostivar, as në Strugë, e aq më pak në Kërçovë, sepse ata i mbrojnë njerëzit e tyre.
Viktimat si zakonisht i gjejnë në Kumanovë e në Likovë. Kështu ka ndodhur rregullisht, kështu ndodhi edhe kësaj radhe. Kur bashkësia ndërkombëtare filloi presionin e fuqishëm për të hetuar korrupsionin e kreut të BDI-së, bashkë me korrupsionin e VMRO-së, u arrestua Jahi Jahiu. Që të krijohet njëfar bindje se ja po luftohet edhe korrupsioni në BDI. Jo, breee! Mos vallë problemi kryesor i Maqedonisë qenkan 38 mijë euro që gjoja i paska vjedhur Jahi Jahiu. O Zot, o Zot, sa mirë i paskemi punët. Vetëm 38 mijë euro…? Mosni ore zotërinj. Ne si kumanovar e njofim mirë Jahi Jahiun.
E njofim edhe nivelin e tij intelektual, si i shkolluar në Univerzitetin e Londrës. Kurse ju më mirë se ne e dini kontributin e tij ka dhënë sa më shumë shqiptarë të mësojnë testin dhe të kualifikohen për vende pune në administratë. Shqiptarë që jetonin në kushte të vështira dhe ish ushtarë të UCK kanë mësuar dhe e kanë kaluar testin falënderuar ndihmës së palodhshme prej tij.
Ju lusim që të ndërpritni lojën kundër tij dhe kundër kumanovarëve e likovasve në përgjithësi, sepse na e keni pru në maje të hundës. Stop më me këto lojëna, ose harrone Kumanovën. ” – (Letër e hapur për udhheqësit e BDI-së nga ish ushtarë dhe aktivistë qytetarë nga Kumanova dhe Likova)