Jahjaga: Drejtësia dha verdiktin e saj për vrasjen e Donjeta Pajazitit

Jahjaga: Drejtësia dha verdiktin e saj për vrasjen e Donjeta Pajazitit

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka deklaruar se drejtësia më në fund ka dhënë verdiktin për vrasjen e Donjeta Pajazitit.

Jahjaga, pbrmes një postimi në Facebook, ka thënë se “vendimi i Gjykatës Themelore në Pejë për ta dënuar me burgim të përjetshëm vrasësin e së ndjerës dëshmon se e vërteta mund të gjindet nëse sistemi funksionon si duhet!”.

Postimi i plotë i Jahjagës:

“Drejtësia më në fund dha verdiktin e saj për vrasjen e Donjeta Pajazitit! 

Vendimi i Gjykatës Themelore në Pejë për ta dënuar me burgim të përjetshëm vrasësin e së ndjerës dëshmon se e vërteta mund të gjindet nëse sistemi funksionon si duhet! Le të jetë ky rast kujtim se dhuna në baza gjinore është krim dhe do të dënohet ashpër”, ka shkruar Jahjaga.

Lexo po ashtu:

Sot Gjykata Themelore në Pejë dënoi me burg të përjetshëm, Naser Pajazitin, i cili është akuzuar se ka vrarë kushërirën e tij, 22 vjeçaren Donjeta Pajaziti, në bjeshkët e Strellcit. /Telegrafi/

TAGS