James – Juventus, ky është lajmi i fundit nga Italia

James Rodriguez është duke u lidhur me një kalim te Juventusi.

James Rodriguez do të largohet nga Bayern Munich pas huazimit dy vjeçar nga Real Madridi.

Ylli kolumbian nuk është në planet e Real Madridit, andaj do të shitet në verë për 40 milionë euro.

Fabio Paratici ka folur shkurtazi rreth thashethemeve që po e lidhin James Rodriguezin me Juventusi.

“James Rodriguez është një lojtar i madh, por ne duhet ta shohim”, tha ai, përcjell lajmi.net.

“Në media thuhen shumë gjëra, por nuk dua të flas për lojtarë që nuk janë në ekipin tonë.

“Në verë do të shohim çfarë do të ndodhë”, ka shtuar më tej drejtori gjeneral i Juves. /Lajmi.net/