22 Janar 2019 / 11:52
Me një vonesë prej një ore, filloi gjykimi për rastin Titanik, pasi u vonua ardhja në gjykatë e të akuzuarve të cilët janë në arrest shtëpiak, Mile Janakieski dhe Munir Pepiç.
Gjyqtari Osman Shabani theksoi se gjykimi mund të fillojë dhe shtoi se nuk dinte se kush kujt duhet ti kërkon falje, Ministria e Brendshme Gjykatës, apo Gjykata Ministris së Brendshme.
Në seancën e sotme për manipulimet zgjedhore në vitin 2011 dhe 2013, ku akuzohen ish-zyrtarë nga VMRO-DPMNE-ja, do të jepen prova materiale. Aktualisht po jepet dëshmia me numër 1.009 kurse në total ka mbi 4.000 dëshmi.
Loading…