Prokuroria themelore publike Shkup sot parashtroi tetë propozime për caktim të urdhëresave ndëshkuese ndaj nëntë personave të cilët nuk e respektuan orën policore në Shkup.
“Të akuzuarit, në ngjarje të veçanta, nuk e respektuan Vendimin pë ndalesë dhe regjim të posaçëm për lëvizje në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me çka kryen vepër penale – Mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë, paraparë në nenin 206 paragrafi 1 nga Kodi penal”, qëndron në kumtesën e PTHP-së.
Prokuroria themelore publike Shkup i propozoi Gjykatës themelore penale Shkup që për të gjithë të akuzuarit të shqiptojë dënime në të holla prej nga 100 gjobave ditore, m ç’rast vlera e një gjobe ditore të jetë caktuar 20 euro në kundërvlerë të denarit.