Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit nuk ka hapur lëndë për ish-prokuroren speciale publike Katica Janeva e cila është në paraburgim dhe e akuzuara e tretë në rastin “Reket”.
Kryetarja e Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska deklaroi se ata nuk zhvillojnë rast për Janevën, rasti është në Prokurori. Ish-prokurorja speciale ka paraqitur vetëm një ndryshim në listën anketuese edhe atë për blerjen e një automjeti të vjetër. Janeva, por edhe prokurorët tjerë të PSP-së më së voni për 30 ditë pas shkarkimit ose ndërprerjes së mandatit duhet të parashtrojnë listë anketuese për ndryshim të gjendjes pronësore.
KSHPK ende punon në rastet Topolki dhe Rashkovski, por për rastin e dytë ka thënë Ivanovska do të duhet kohë më e gjatë. .