9 Tetor 2018 / 13:52
Mbrojtja e ish-ministres së brendshme Gordana Jankullovska në afat prej tre ditësh do të ankohet ndaj vendimit të Gjykatës. Gjykata një ditë më parë përveç dënimit me 6 vjet burg për shpërdorim të detyrës zyrtare gjatë prokurimit të Mercedes-it të blinduar, i ndaloi asaj ta lëshojë edhe qytetin e Shkupit. Sipas avokatit të saj, Boro Tasevski, është e palogjikshme që vazhdimisht të shqiptohen masa kujdesi pasi që Jankulloska është e pandehur edhe në raste të tjera dhe deri më tani i ka respektuar masat e shqiptuara nga Gjykata.
Gordana Jankulloska tashmë ka masa kujdesi, si konfiskimi i pasaportës dhe paraqitja e detyrueshme në gjykatë dhe ato masa ajo i respekton. Duke pasur parasysh këtë, është e palogjikshme të merren masa shtesë për të, duke e ditur edhe rrethanën që ajo është nënë dhe ne tashmë po përgatitim ankesën – tha Boro Tasevski, avokat i Gordana Jankulloskës.
Mbrojta e Jankulloskës ene nuk e ka marrë aktgjykimin. Nga Gjykata Penale njoftojnë se ajo do të jetë gati deri në fund të javës ose ndoshta të hënën e ardhshme. Pas marrjes së aktgjykimit, ish-ministrja ka afat prej 15 ditësh për t’u ankuar tek Gjykata e Apelit. Për prokurimin e Mercedesit luksoz tanimë me vendim të plotfuqishëm janë dënuar ish ndihmësi në MPB, Gjoko Popovski, edhe atë me katër vite e gjysmë dhe ish- kryeministri Nikolla Gruevski me dy vite. Popovski tashmë është në paraburgim, ndërsa Gruevski po pret vendimin nga njësia e Shkupit se në cilin burg të dërgohet për ta vuajtur dënimin. Megjithatë, ai ka mundësi për ankimim deri tek Gjykata Supreme.
Alsat