Alsat 2019-10-21T13:21:53+02:00
Sekretari Gjeneral i partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE, Igor Janushev në një konferencë për shtyp nga selia e partisë tha se qeveria e Zoran Zaevit më në fund shkoj në histori dje. Ai akuzoi drejtpërdrejt Zoran Zaevin, Radmilla Sheqerninskën, Oliver Spasovskin dhe të tjerë eksponentë të LSDM-së se e kanë çuar vendin në gjendje të mjerueshme. Ai tha se Zaevi është njeriu që gënjeu dhe mashtroi gjithë popullin e Maqedonisë në këto tre vitet fundit dhe se vet Zaevi është një nga politikanët më pak të dëshiruara në historinë e vendit. Janushev tha se Zoran Zaevi ka marrë fund politikisht dhe se më 12 prill do të çojmë Zaevin në histori dhe do të marrim fatin e vendit në dorë duke rikuperuar 3 vitet e humbura nga qeverisja e keqe e LSDM-së. Ai përfundoi fjalimin e tij duke thënë se të gjithë kriminelët si Zoran Zaevi do të paguajnë të gjithë për ato që i kanë bërë popullit. Ai premtoj dhe se VMRO-ja kur të vij në pushtet pas 12 prillit do t’i japim fund, krimit, korrupsionit dhe njerëzve të korruptuar që kanë marrë vendin peng.
Loading…