Javën e ardhshme fillon diskutimi për Ligjin për media në Maqedoni

Javën e ardhshme fillon diskutimi për Ligjin për media në Maqedoni

Javen e ardhshme fillon debati për amadamentet e partive politike për ligjin për media, i cili është në lexim të dytë në Komisionin për Transport dhe Lidhje.

OBRM-PDUKM përmes 63 amadamenteve te parashtruara, kryesisht kërkon që të mos ndryshohet përbërja aktuale e Këshillit Programor të RTVM-së dhe Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele.

Sipas OBRM-PDUKM-së, ndryshimet në këto këshilla, nuk bëhen për të emëruar profesionistë, por që këshillat e rinj të mund të shakrkojnë drejtuesit aktualë të përzgjedhur në konkurset e fundit.

11 amendamente ka parashtruar edhe grupi parlamentar i LSDM-së. Përmes ndërhyrjeve në tekstin aktual të propozim ligjit, LSDM synon të arrijë procedura me transparente dhe llogaridhënëse në përzgjedhjen e antarëve të rinj të këshillave mbikqyrës në këto institucione.

Grupi parlamentar i BDI-së, përmes amendamanteve të parashruara për propoizm ligjin në fjalë kërkon që përveç dy të tretat e votave të deputetëve, emrimi i antarëve të rinj të bëhet edhe përmes zbatimit të parimit të Badenterit, përmes të cilit do të bëhej filtrimi më i detajuar i kandidatëve në këto vende.

Për propozim ligjin për media ka pasur edhe debate publike me përfaqësuesit e meidave dhe të shoqatave të gazetarëve.