Jeni lodhur me hundën e mbyllur dhe me kollën? Duhet të veproni kështu

Qoftë që jeni të ftohur apo dëshironi që të shmangni duke forcuar imunitetin tuaj, këto produkte ushqimore, gjithsesi do t’ju jenë të dobishme.

Peshku

Edhe pse mendojmë që është i mirë vetëm gjatë verës, duhet ta dini që do t’ju bëjë mirë edhe ditëve të ftohta. Lloje të ndryshme peshqish përmbajnë thartira të ndryshme yndyrore të cilat forcojnë imunitetin dhe luftojnë kundër ftohjes dhe gripit, transmeton Telegrafi.

Hudhra

Hudhra prodhon antikosidante të cilat luftojnë ftohjen dhe veprojnë në imunitet si asnjë artikull tjetër ushqimor.

Çaji

Asgjë nuk funksionon më mirë sa një gotë çaji të nxehtë në ditët e ftohta. Jo vetëm që do të zbusë dhembjen e fytit, por ka edhe përbërës të cilët luftojnë kundër gripit.

Kërpudhat

Kërpudhat përmbajnë antioksidante, kalium, vitamina dhe fibra të cilat gjithashtu mund të përmirësojnë imunitetin dhe mund t’ju ndihmojnë në luftën kundër ftohjes.

Patatja

Patatja e ëmbël është aleate e mirë në mbrojtjen e shëndetit në këto ditë të ftohta. Ajo prodhon përbërës të cilët shndërrohen në vitaminë A, e cila është e domosdoshme për mirëmbajtjen e imunitetit të fortë. /Telegrafi/

TAGS