Jepet dyqani në zemër të Shkupit pa qera

Jepet dyqani në zemër të Shkupit pa qera

Në Qendrën Tregtare të Shkupit jepet një dyqan pa qera. Dyqani që është në zemrën e Shkupit është 35 katrorë.

Mediumet kanë kontaktuar me pronarin i cili ka thënë se dyqani qëndron mbyllur disa muaj, pasi ka dështuar biznesi i qiraxhinjve të mëhershëm.

Pronari kërkon nga qiraxhiu të paguajë vetëm harxhimet mujore si dhe paushallin vjetor prej 200 eurove për mirëmbajtjen e Qendrës Tregtare.