Jeremiq: Vuçiq porositi se pala kosovare do të fitojë gjithçka

Jeremiq: Vuçiq porositi se pala kosovare do të fitojë gjithçka

Kryetari i Partisë Popullore, Vuk Jeremiq, tha sot se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq me deklaratën se ideja e tij e demarkacionit me Kosovën ka dështuar, pasi njerëzit mendonin ndryshe, ka shkaktuar një goditje të rëndë kapacitetit të bisedimeve të Beogradit dhe ka dërguar një mesazh se pala kosovare do të marrë gjithçka që ajo kërkon.

“Pyes Vuçiq, nëse ka turp të fajësojë popullin për humbjen e përmasave historike. Vuçiq relativizon përgjegjësinë e tij në një mënyrë krejtësisht të çuditshme. Sot nuk ka më asnjë arsye, të paktën derisa Vuçiq në pushtet, që pala kosovare të kërkojë nën atë që ai tha se do ta fitojë. Kështu nuk veprohet në negociatat ndërkombëtare,” tha Jeremiq.

Jeremiq, me rastin e kritikave se opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë konfirmoi pavarësinë e Kosovës, theksoi se “kjo nuk është e vërtetë”, pasi gjykata tha se statusi i Kosovës duhet të vendoset nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe se Rusia dhe Kina atje kanë të drejtë vetoje.

Sipas tij, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i dha Këshillit të Sigurimit një vendim për çështjen e statusit.

“Kjo është arsyeja përse sot Vuçiq dhe nesër dikush tjetër do të negociojë në emër të Serbisë, ka një biletë jashtëzakonisht të fortë në duart e tij dhe gjithçka që flet Vuçiq një mijë herë përsërit gënjeshtrën me shpresën për t’u bërë e vërtetë”, tha Jeremiq, transmeton KP.

TAGS