Jessie J tregon tatuazhin e shkruar gabim

Jessie J tregon tatuazhin e shkruar gabim
8:13 | 12 Maj 2019

Jessie J e ka treguar tatuazhin të cilin e ka shkruar gabimisht.

Jessie J ka vërtetuar se nuk i intereson asgjë dhe situatat e sikletshme mund t’i kthejë lehtësisht në argëtuese me një koment të vetëm. Ajo ka treguar me anë të disa fotove një tatuazh që është shkruar gabim, i realizuar në moshën 18-vjeçare, transmeton lapsi. Jessie u shfaq e veshur me bikini që i vinin në dukje tatuazhin ku ishte shkruar: “Don’t loose who you are in the blur of the stars” (mos humb atë që je nën ndriçimin e yjeve).

Kjo frazë është shkëputur nga kënga e famshme e saj ‘Who you are’, por detaji që kapën ndjekësit ishte fakti që ‘loose’ shkruhet ‘lose’. “Po kam një tatuazh me frazë nga kënga ime dhe ka fjalë të shkruar gabim. E përsëris ka fjalë të shkruar gabim”,-ishte një pjesë e komentit të këngëtares krahas fotos, si për të paralajmëruar ndjekësit që nuk i interesonte gabimi që do kapnin dhe ishte e vetëdijshme për gjithçka. Ironia që bëri me veten shmangu shumë komente negative nga ndjekësit që shpesh gjykojnë së tepërmi.

TAGS