Jesus kërkon largimin, Smalling ka fituar vendin e tij

Jesus kërkon largimin, Smalling ka fituar vendin e tij
17:46 | 23 Dhjetor 2019

Juan Jesus nuk do ta ketë të gjatë aventurën e tij me Romën.

Mbrojtësi i Romës, Juan Jesus, pritet të largohet nga klubi gjatë merkatos së janarit, bën të ditur ‘Calciomercato’, transmeton lajmi.net.

28 vjeçari ka humbur pozitën e tij të startuesit që kur Chris Smalling kaloi në ‘Stadio Olimpico’, në formë huazimi nga Manchester United.

Interesimi për shërbimet e lojtarit nuk mungon dhe ai nuk pritet që të largohet nga kampionati italian.

Bologna është një nga skuadrat që shihet si favorite për të siguruar shërbimet e lojtarit.

Jesus pritet të largohet qysh në ditët e para të hapjes së merkatos së janarit. /Lajmi.net/

TAGS