Jo vetëm Mozzik, kjo është ora e shtrenjtë që bartë Loredana Zefi 

Jo vetëm Mozzik, kjo është ora e shtrenjtë që bartë Loredana Zefi 
22:37 | 28 Maj 2019

Loredana Zefi bartë një orë të shtrenjtë.

Së fundmi është publikuar çmimi i shtrenjtë i orës që e bartë reperi Mozzik, shkruan lajmi.net.

Çmimi i orës ‘Rolex’ të Mozzik thuhej se ishte 31.900 euro ndërsa sot është publikuar çmimi i orës së dorës të cilën kemi pasur mundësi t’ia shohim partneres së tij, Loredana Zefi.

Edhe Ora e saj është e firmës ‘Rolex’ dhe kap çmimin 26.500 euro.

Kujtojmë se dyshja po shijojnë suksesin në muzikë, projektet e përbashkëta muzikore kanë arritur të pëlqehen shumë nga publiku./Lajmi.net/

TAGS