Johnson: Brexit pa marrëveshje është alternativa e fundit

Johnson: Brexit pa marrëveshje është alternativa e fundit

Objektivi im nuk është një “pa marrëveshje”, por pa marrëveshja duhet të mbetet në tavolinë si alternativa e fundit, iu përgjigj Boris Johnson medias në eventin e tij të parë publik për garën për zëvendësimin e Theresa May.

“Ky është një instrument jetësor i negociatave për të kërkuar një marrëveshje shumë më të mirë se sa ajo aktuale”, thotë Johnson.

“Mënyra më e mirë për të evituar një ndarje pa marrëveshje është të jesh i përgatitur për këtë, si dhe një tjetër shtyrje e daljes nga BE-ja do të thotë humbje, do të thotë që Jeremy Corbyn të vijë në pushtet”, thekson kandidati favorit për kreun e Partisë Konservatore.