Jonida Maliqi kërkon votën për “Eurovision”: Jemi bashkë në këtë sfidë

Jonida Maliqi kërkon votën për “Eurovision”: Jemi bashkë në këtë sfidë
16:37 | 16 Maj 2019

Jonida Maliqi pak orë para se të ngjitet në skenën e “Eurovisionit” ka kërkuar votën e publikut.

Jonida Maliqi sonte (e enjte) do të performojë në gjysmëfinalen e “Eurovision”, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja para se të ngjitet në skenën e “Eurovisionit” ka shprehur emocionet që ka për këtë garë si dhe kërkoi që ta votojnë.

KY ËSHTË STATUSI I PLOTË I JONIDËS, PA NDËRHYRJE:

“Sot eshte mbremja per te cilen kam, kemi punuar me shume dashuri! Qe nga emocionet e para te Dhjetorit e deri ne keto çaste, jam rrethuar si kurre me pare me energjine e nje publiku te jashtezakonshem qe perkrahu, mbeshteti dhe kendoi me muaj te tere shqip #KthejuTokes! Per pak ore ngjitem ne skenen e Eurovision, aty ku miliona zemra ngrihen peshe! Nese mundeni dhe do ndiqni festivalin, ju ftoj te votoni Shqiperine me numrin #14! Jemi bashke ne kete sfide, une me fuqine e shpirtit tim, ju me televotimin! Ju dua! Pacim fat❤”.

Kujtojmë se Jonida Maliqi përfaqëson Shqipërinë këtë vit me këngën “Ktheju Tokës”, finalja e “Eurovision” do të mbahet në Tel Aviv. /Lajmi.net/

TAGS