Jonida Maliqi shfaqet atraktive në pozat me bikini

Jonida Maliqi shfaqet atraktive në pozat me bikini

Këngëtarja e njohur shqiptare, Jonida Maliqi, është duke shijuar disa ditë të mira pushimi.

Ajo dhe familja e saj kanë zgjedhur bregdetin e Turqisë për pushime, vend në të cilin duket të ia kenë kaluar mjaft mirë.

Jonida ka ndarë vazhdimisht me ndjekësit imazhe të ndryshme nga çastet e bukura që ka kaluar atje.

Në një fotografi të hedhur së fundmi në Instagram, ajo shfaq linjat e përkryera trupore në një pozë me bikini.

E veshur në bikini të bardha, këngëtarja dukej tejet atraktive teksa shijonte rrezet e diellit.

Në një intervistë të dhënë për Telegrafin pak javë më parë, Jonida folli rreth angazhimeve të saj dhe të rejave në jetën private.

Pas përfundimit të zezonës verore, ajo pritet të sjellë për fansat edhe një projekt të ri muzikor. /Telegrafi/

TAGS