Joshua duket në super formë para revanshit me Ruiz – stërvitje intensive

Joshua duket në super formë para revanshit me Ruiz – stërvitje intensive
23:00 | 22 Nentor 2019

Anthony Joshua është i vendosur që t’i rikthej rripat e kampionit.

Joshua kishte humbur duelin e parë me Andy Ruiz JR, ku edhe kishte humbur rripat e tij të kampionit, por ai tashmë ka një synim – rikthimin e tyre.

AJ po stërvitet intensivisht për revanshin me Ruiz, të cilin do ta ketë më 7 dhjetor, në Arabinë Saudite, përcjell lajmi.net.

Para këtij meçi, britaniku po stërvitet me intensitet të lartë, madje vërehen edhe ndryshime në fizikun e tij.

AJ duket sikur ka shënuar progres edhe në shpejtësinë e duarve, gjë që mund të shihet në një video të postuar nga ‘Sun Sport’.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell videon ku mund të shihni se si Joshua ka punuar së fundmi. /Lajmi.net/

TAGS