Joshua e ‘rren’ vetën, e pëson edhe ai nga Drake

Joshua e ‘rren’ vetën, e pëson edhe ai nga Drake
12:09 | 2 Qershor 2019

Anthony Joshua është sportisti i radhës që e ka pësuar keq nga rep – artisti i njohur amerikan, Drake.

Joshua është mposhtur mbrëmë nga Andy Ruiz JR, duke humbur kështu titujt e kampionit që i zotëronte tash e disa kohë.

Për AJ kjo ishte humbja e parë në karrierën e tij profesionale, por ishte humbje e rëndë, pasi preku katër herë tapetin, para se gjyqtari ta mbyllte me nokaut teknik.

E për humbjen e Joshua, tifozët e boksierit dhe ndjekësit e tij dhe të Drake në rrjetet sociale, kanë gjetur fajtorin.

Është ‘Mallkimi i Drake’ ai që me gjasë ka kapur edhe ish kampionin britanik, transmeton lajmi.net.

Ishte data 21 mars kur dyshja kishin lansuar një foto së bashku, me mbishkrimin “Gati ta thyejmë mallkimin më 1 qershor”.

Por, duket se AJ këtu ka ‘gënjyer vetën’, pasi edhe ai e pësoi keq nga mallkimi i amerikanit, duke gjetur vetën katër herë të rrëzuar dhe pa tituj. /Lajmi.net/

(21 Mars).

[embedded content]

TAGS