Ju duhen 30 sekonda për të kontrolluar shëndetin e zemrës

Ju duhen 30 sekonda për të kontrolluar shëndetin e zemrës

Është e rëndesishme të mbash zemrën e shëndetshme në mënyrë që të jetosh si duhet dhe ka disa gjëra që mund të sigurojnë se gjithçka është në rregull.

Për t’ju ndihmuar ju sjellim një test ku për 30 sekonda mund të kontrolloni shëndetin tuaj të zemrës.

Hapi i parë

Vendosni në një legen ujë të ftohtë dhe për t’u siguruar që është shumë i ftohtë, hidhini dhe akull. Legeni duhet të jetë aq i madh sa t’i marrë lehtësisht duart tuaja.

Hapi i dytë

Futini duar tuaja në ujin akull të ftohtë dhe mbajini aty për 30 sekonda. Kjo do t’ju ndihmojë të mësoni sesi reagon gjaku juaj kur vihet në kontakt me ujin e ftohtë.

Gishtat e kuqërremtë

Nëse gishtat tuaj bëhen të kuqërremtë, është lajm i mirë dhe do të thotë se nuk keni asnjë problem me oksigjenimin e gjakut. Zemra dhe qarkullimi i gjakut tuaj janë në rregull, transmeton dritare.net.

Gishtat bëhen të zbehtë

Nëse majat e gishtave bëhen të zbehtë ose me hije blu, ju keni probleme me qarkullimin e gjakut. Kjo ndodh për shkak të niveleve të ulëta të oksigjenit në qelizat e kuqe të gjakut ose sepse keni probleme me marrjen e gjakut të oksigjenuar në trup.

Në këtë rast ju sugjerojme të përpiqeni të ngrohni dhe masazhoni zonën për ta kthyer atë në normale. Nëse nuk ndodh, shkoni te mjeku.

TAGS