Judo Inside: Kosova e para në xhudo, lë pas edhe Japoninë me finale të fituara

Judo Inside: Kosova e para në xhudo, lë pas edhe Japoninë me finale të fituara
14:07 | 14 Gusht 2019

Sipas një artikulli të Judo Inside, Kosova ka perfeksionuar artin e triumfit në finalet e xhudos në dhjetë vitet e fundit.

Sajti i njohur i xhudos, Judo Inside, ka publikuar një artikull shumë interesant, për vendet më të suksesshme në finalet.

Kosova, e drejtuar nga Driton Kuka e në krye me Majlinda Kelmendin, ka lënë pas edhe Japoninë, vend që njihet si origjina e xhudos.

“Japonia ka fituar 65 për qind të të gjitha finaleve, që është e dyta më e larta pas Kosovës”, shkruan Judo Inside, përcjell lajmi.net.

“Për dhjetë vite Kosova ka fituar 69 për qind të finaleve dhe më 2009 ishte hera e parë kur Majlinda Kelmendi fitoi për të parën herë titujt e Evropës dhe Botës për juniorë”.

Shumë shtete të mëdha të botës dhe Evropës, vazhdojnë të renditen larg Kosovës për nga suksesi./Lajmi.net/

TAGS