Jurgen Klopp tregon ekipin që dëshiron ta fitojë Serie A

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp do të donte ta shihte Lazion të fitojë Scudetto.

Klopp ishte duke folur për Rai Sport dhe u pyet për atë se kush beson se do të fitojë Scudetto këtë sezon midis Juventus dhe Interit, por në vend të kësaj ai zgjodhi për Biancocelesti.

“Unë jam duke brohoritur që Lazio të fitojë titullin. Ne kemi një ish-lojtar të Liverpoolit në garën për tituj, që është Lucas Leiva”, tha Klopp për Rai.

“Ciro Immobile ishte gjithashtu një nga lojtarët e mi në Borussia Dortmund”.

“Më vjen keq për Maurizio Sarri dhe Antonio Conte, por mendoj se Lazio do të jetë një surprizë e madhe”.

“Ata po kalojnë një sezon të jashtëzakonshëm”.

MEDIAL.mk