Justin Bieber dhe Hailey Baldwin Martohen (Përsëri) në një ceremoni në Karolinën e Jugut

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin Martohen (Përsëri) në një ceremoni në Karolinën e Jugut
10:05 | 1 Tetor 2019

Justin dhe Hailey ‘përtërijnë’ martesën.

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë martuar – përsëri!

Pak më shumë se një vit pasi çifti i lumtur lidhën kurorë në një gjykatë të qytetit të Nju Jorkut, dyshja festuan me një ceremoni të madhe para familjes dhe miqve të hënën në mbrëmje, duke shkëmbyer premtimet në një perendim dielli në Bluffton, Karolina e Jugut, shkruan People, transmeton lajmi.net.

Bieber dhe Baldwin thanë “Unë pranoj” para 154 të ftuarve – përfshirë modelet Kendall Jenner, Camila Morrone dhe Joan Smalls, si dhe menaxherin e Bieber Scooter Braun – në Somerset Chapel.

Pak para se të shkeltë në tapetin e kuq Justin Bieber ndau një imazh në Instagram ku shfaqi orën e tij të re të cilën ia kishte bërë dhuratë vetes para dasmës.

TAGS