Justin Bieber dhe Hailey Baldwin, të lumtur pasi po barten në shtëpinë e re

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin, të lumtur pasi po barten në shtëpinë e re

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin kanë blerë shtëpi të re në vlerë prej 8.5 milionë dollarësh në Beverly Hills.

Ata u kurorëzuan në vitin e kaluar pas një romance, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin dukeshin të lumtur teksa po transferoheshin në rezidencën e re prej 8.5 milionë dollarësh në Beverly Hills, të enjten.

Këngëtari, 25 vjeç dhe bashkëshortja e tij modele, 21 vjeçe, dukeshin të lumtur dhe të relaksuar, pasi u shoqëruan nga truprojat për në pronën e re, me gjësendet e tyre që ishin shkarkuar nga furgoni.

Modelja dukej e lumtur teksa po shkonte në shtëpinë e re, ajo kishte veshur një këmishë të gjatë dhe pantallona të zi.

Shtëpia me hapësirë 6100 metra katrorë, ka pesë dhoma gjumi, shtatë banjo, bibliotekë dhe teatër në shtëpi.

Muajin e kaluar superylli njoftoi se po largohej për një kohë nga muzika, për t’u përqëndruar në shëndetin mendor. /Lajmi.net/

TAGS